- Vizioni i “Civic Engagement Institute” është angazhimi qytetar dhe promovimin e vlerave solidare, demokratike, të së drejtës, si edhe zhvillim të qëndrueshëm mjedisor, ekonomik dhe shoqëror.
- Misioni i organizatës “Civic Engagement Institute” është të nxisë aktivizmin real si pjesë e shoqërisë civile, sipas parimeve të së drejtës, për zhvillim të qëndrueshëm, fuqizim përmes rritjes së kapaciteteve, promovimi i vlerave e mbrojtje e dinjitetit dhe personalitetin njerëzor, si edhe të advokojë mirëqenien e komunitetit dhe anëtarëve të tij (me fokus prioritar kategoritë vulnerabil), promovimit të kreativitetit, nxitjes komunitare dhe profesionalizmit, rritjes së ndërgjegjes qytetare mbi problematika që prekin shoqërinë tonë, orientimit drejt një shoqërie me vlera në bashkëjetesë njerëzore reale dhe virtuale
Veprimtaria dhe shërbimet që ofron organizata CEI, janë të hapura për çdo individ dhe organizatë të interesuar për zhvillimin e aktiviteteve, që synojnë përmbushjen e qëllimit dhe arritjen e objektivave të Organizatës.
- Fusha e veprimtarisë së “Civic Engagement Institute” do të përqendrohet në këto drejtime kryesore:
- Advokim, sensibilizim dhe përgjigje ndaj çështjeve gjinore;
- Edukim mediatik dhe çështje që lidhen me median;
- Zhvillim i aktiviteteve sportive që nxisin vlera sociale dhe mirëqenie komunitare;
- Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm klimatik, energjetik dhe mjedisor, si edhe ekonomik dhe shoqëror;
- Promovimi i vlerave të Bashkimit Evropian dhe dhënie kontributi në lehtësimin e procesit të anëtarësimit, përafrimin dhe zbatimin e politikave të Bashkimit Evropian;
- Promovimi i vlerave kulturore, artistike, të traditës, kreativitetit, solidaritetit dhe historisë.
- Nxitja për përfshirjen e të rinjve, fëmijëve dhe aktivizmit qytetar në komunitet;
- Sensibilizim për shëndet mendor, fizik dhe emotiv.
Rritjen e kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve, formimeve profesionale dhe zhvillimit të praktikave më të mira për veprimtaritë e shoqërisë civile ne çështjet sociale.